Botë

Koronavirus nuk ka në 15 vende të botës, Grendlandë dhe në 14 vende afrikane

20.03.2020 21:00

Koronavirusi i ri Kovid-19 deri deri sot në mëngjes nuk është vërejtur në 15 vende...

Koronavirusi i ri Kovid-19 deri deri sot në mëngjes nuk është vërejtur në 15 vende, ndërsa numër më të madh të të infektuarve dhe të viktimave ka në Itali dhe në Iran, tregojnë të dhënat nga qendrat statistikore.

Uorlmetar tregon se pandemia ka përfshirë më shumë se 180 vende në botë. Mes vendeve në të cilat nuk ka asnjë rast të të infektuarve është Grendlanda, ku ka rreth 55.000 banorë.

Tani për tani virusi nuk është i pranishëm edhe në vendet afrikane: Bocvana, Zimbabve, Mozambik, Madagaskar, Nambia, Angola, Libi, Mali, Malavi, Komoros, Ugandë, Sudanin Jugor, Papua Guineja e Re dhe Jemen.