UNHCR: Tash për tash nuk ka refugjatë dhe azilkërkues të infektuar në Azi
Tash për tash nuk ka raste të konfirmuara të të infektuarve midis refugjatëve dhe azilkërkuesve në Azinë Jugore dhe Juglindore...

Tash për tash nuk ka raste të konfirmuara të të infektuarve midis refugjatëve dhe azilkërkuesve në Azinë Jugore dhe Juglindore, thekson UNHCR.
“Po bashkëpunojmë me partnerë dhe autoritete kombëtare për të mundësuar që kjo popullatë të integrohet në gjithë planifikimin e ndërlidhur me gatishmërinë dhe reagimin ndaj epidemisë,” tha zëdhënësi i Zyrës rajonale të UNHCR në Bangkok.
Organizatat humanitare paralajmëruan sot se qindra mijëra refugjatë që jetojnë në kushte të rënda në të gjithë Azinë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj koronavirusit, ndërsa mbyllja e kufijve e ka rritur rrezikun e riatdhesimit të tyre të detyruar.
