Ministria e Shëndetësisë: Në RMV 76 të prehur nga virusi Korona
Numri i të prekurve nga virusi Korona në vend është rritur në 76...

Numri i të prekurve nga virusi Korona në vend është rritur në 76, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Sipas kësaj ministrie, vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 28 raste të reja.
Dy prej 6 personave, analizat e të cilëve janë publikuar së fundmi, janë nga Kavadari. Ndërsa numri i qytetarëve të izoluar ka shkuar në 6 mijë e 349, deri sa po vazhdon të ulet dukshëm lëvizja e qytetarëve në vendkalimet kufitare.
Sipas të dhënave të fundit, janë dorëzuar 74 fletë-paraqitjeve për mos-respektim të masave shtetërore për virusin Korona.
Siç është paralajmëruar nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe kryeministri Spasovski, nëse konstatohet mosrespektim i masave të qeverisë nga ana e qytetarëve, përveç padive, do të ketë edhe ashpërsim të masave që mund të çojnë edhe deri te ora policore.
Njëherit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se prej sot vetëm një herë gjatë ditës do të njoftojë për numrin e të prekurve nga virusi Korona, ndërsa do të prezantohen rezultatet për 24 orët e fundit.
