Ushtria amerikane me sulme të reja ndaj Kobanit
Ushtria amerikane, ka zhvilluar nëntë sulme të reja kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) përreth Kobanit në Siri, më 9 tetor......

Në një deklaratë lëshuar nga Qendra Komanduese e SHBA-së, thuhet se 6 sulme ajrore në jug të Kobanit kanë shkatërruar një njësi të madhe të militantëve të IS-it dhe dy tjera të vogla.
Po ashtu janë shkatërruar dy ndërtesa, të cilat po mbaheshin nga IS-i, së bashku me tanke dhe mjete të tjera luftuese. Kurse tri sulme tjera ajrore në veri të Kobanit kanë shkatërruar dy njësi të IS-it dhe dy ndërtesa të mbajtura nga militantët, thuhet më tej në këtë deklaratë.
Por, pavarësisht sulmeve të reja të ushtarëve amerikanë, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se IS-i, më 9 tetor, është zgjeruar me sulmet e saja, duke marrë një të tretën e kontrollit në Kobani.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe komandanti i njësisë më të madhe kurde, e cila njësi po i lufton militantët e IS-it, sipas të cilës, IS-i është duke bërë përparime.
