Struga vazhdon të mbetet e paprekur nga Covid-19

21.03.2020 16:36

Testet e bëra të 8 personave nga fshati Llabunisht i Strugës kanë rezultuar negativë....

Testet e bëra të 8 personave nga fshati Llabunisht i Strugës kanë rezultuar negativë dhe qyteti i Strugës mbetet ende i paprekur nga virusi i ashtuquajtur Covid-19. Megjithatë, personat e ardhur nga Italia dhe shtetet tjera me rrezikshmëri të lartë dhe të mesme janë në izolim shtëpiak. Ndërkaq, edhe shumë qytetarë të tjerë kanë filluar vetizolimin.

Ndërsa një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të refuzojnë respektimin e rregulloreve, për t’iu shmangur turmave dhe daljes nëpër qytet, duke mos e marrë seriozisht situatën dhe duke rrezikuar edhe qytetarët tjerë.

Nga komuna e Strugës dhe spitali i Strugës bëjnë apel të vazhdueshëm drejt qytetarëve, që t’i dëgjojnë rekomandimet e qeverisë me qëllim që të shmanget përhapja e virusit. (Ilmije Zhaku, TVM2)