Vriten dy policë në Turqi

10.10.2014 16:19

Dy policë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në lindje të Turqisë. Bëhet e ditur se tre policët janë sulmuar derisa po patrullonin në provincën Bingol, më 9 tetor.....

Ata po kontrollonin dyqanet që janë shkatërruar gjatë protestave të kësaj jave të zhvilluara nga kurdët. Por, deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera për vrasjen e policëve.

Qindra kurd kanë dalë në rrugët e Turqisë për të protestuar ndaj udhëheqjes turke, e cila nuk po ndihmon banorët e Kobanit në Siri, të sulmuar nga militantët e Shtetit Islamik.

Më së paku 25 persona kanë vdekur nga përplasjet mes protestuesve dhe trupave turke.