Spasovski: Prej nesër orë policore
Duke filluar prej nesër në vendin tonë do të ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve prej orës 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit...

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sjell vendim që prej nesër të merren masa më radikale për parandalimin e përhapjes së virusit korona në vend.
Do të ndalohen të gjitha lëvizjet e panevojshme nga ora 21:00 deri në ora 6:00, në përjashtim të rastëve shëndetësore urgjente.
Ekipet policore dhe Armata e Republikës së Maqedonisë gjatë kësaj kohe do të jenë në terren për të kontrolluar situatën dhe personat e papërgjegjëshëm.
“Njoftoj se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim edhe për një masë tjetër e cila për herë të parë miratohet në historinë e vendit tonë. Në seancën e Qeverise kemi miratur vendimin për të sjellur masa më radikale me qëllim që ta mrojmë shëndetin e qytetarëve nga virusëi Korona. Nga nesër fillojmë përfkufizimin e lëvizjes së qytatëve konkretishtë do të kemi orë policore. Prej nesër 21 mars do të ndalohen lëvizjet prej orës 21:00 deri në ora 6:00, nuk ka kompromis kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve. Masat duhet ti respektojmë të gjithë sepse vetëm kështu do t’i shpëtojmë edhe qytetarët edhe vendin. Përsëris se asgjë nuk është njësoj, jeta në mënyrë radikale ka ndryshuar, si te ne ashtu edhe në të gjith botën” – u shpreh Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski.
Sapasovski tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratur këtë vendim të vështirë duke u bazuar nga mendimet e profesistëv të Komisionit për smundje Infektive, të cilët konsiderojnë se izolimi total është i nevojshëm për të parandaluar përhapjen e virusit Korona.
Qeveria e Maqedonisë, ka vendosur që të kufizohet lëiozja e qytetarëve prej ores 21 deri në orën 6;00, në këtë ndalesë përjashtohen personat që janë në dializë, dhe ata që janë më shëndet të përkeqësuar dhe kanë nevojë për ndihmë urgjente. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
