Maqedoni

Të dielën fillon zbatimi i “ORËS POLICORE” prej 21:00 deri në 06:00

21.03.2020 21:20

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, paralajmëroi prej të dielës zbatimi i masës “orë policiore”, nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit....

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, paralajmëroi prej të dielës zbatimi i masës “orë policiore”, nga  ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
 
“Të nderuar qytetarë, ju njoftoj se Qeveria solli vendim për një masë që për herë të parë do të zbatohet në Republikën tonë. Sollëm vendim për masa më radikale, me qëllim që t’i mbrojmë qytetarët nga virusi Korona. Nga nesër fillojmë me masën, orë policore. Ndalohet lëvizja e popullatës nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit. Nuk ka kompromis. Masën duhet ta respektojmë se vetëm kështu do të mund ti mbrojmë qytetarët. ASGJË MË NUK ËSHTË NJËSOJ!”, deklaroi Spasovski.
 
 Nga kjo masë përjashtohen personat që kanë nevojë për shkaqe shëndetësore urgjente
 
“Nga kjo ndalesë do të lirohen njerëzit e sëmurë, përfshi këtu njerëzit në dializë, nga ku do të mund të shoqërohen shoqërohen më së shumti nga dy persona. Nëse personat ndalen nga policia, ata duhet të tregojnë dokumentacion të mjekut se kanë qenë në mjek. Edhe drejtorët e IPSH të përgatisin listat dhe lejet e punonjësve me lëvizje të limituar”, theksoi Spasovski.
 
Gjatë orës policore do të punojnë vetëm një numër i caktuar i barnatoreve kujdestare. Edhe taksistët do të punojnë me numër të kufizuar e vetëm opër rastet urgjente të të sëmurëve. Ashtu si dhe deri më sot, edhe  ditëve në vijim ndalohet mbledhja e qytetarëve në grumbuj me më shumë se 5 persona. Shitoret duhet të rregullojnë punën në mënyrë që të respektojnë masat paraprake për të mos lejuar grumbullimin e shumë blerësve në një vend, edhe linjat e autobuzëve ndërqytetas duhet të reduktojnë përgjysëm nnhumrin e udhëtarëve dhe të sigurojnë maska. Pjesëtarët e armatës, zjarrfikësit ata të policisë dhe higjienës komunale do të jenë të lirë për qarkullim.