Virusi Korona, 600 mln euro borxh nga bankat e huaja
Me rreth 600 milion euro synohet të ruhet likuiditeti i buxhetit të shtetin në kohë të pandemisë....

Me rreth 600 milion euro synohet të ruhet likuiditeti i buxhetit të shtetin në kohë të pandemisë. Ministria e financave Nina Angellovska informoi se 400 miljon euro do të merren në formë të borxhit nga bankat e huaja deri sa të lëshohet eurobondi.
87 milion euro do të merren nga FMN, kurse rreth 100 milion nga BB.
Këto mjete sipas Angellovskës janë të bollshme për tu ballafaquar edhe me situatën më të keqe të krijuar nga virusi korona.
“Ky borxh, siç edhe vetë emri tregon borxh deri në lëshimin e eruobondit, do të jetë i paguar me mjetet kur do të lëshohet eurobondi. Ajo mund të ndodh në fund të vitit, mund të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për borxh nga bankat e huaja. Presim normë më të ulët të kamatës, madje më të ulët se sa eurobondi i lëshuar në vitin 2018, e cila kishte normën më të ulët në histori, apo 2.75%.” – tha Ministrja e Financave, Nina Angellovska.
Angellovska: Shkurtojmë shpenzimet, barrën e mbajmë të gjithë
Do të ketë shkurtime në anën e shpenzimeve, por jo edhe ribalanc të buxhetit njoftoi Angellovska. E pyetur se a do të ulen rrogat e punonjësve administrativ, Angellovska nuk dha përgjigje konkrete, por vetëm tha se secili do të mbajë barrën e tij.
“Do tu kisha lutur për pak durim, derisa do të prezentohet grupi i dytë i masave ekonomike, do të mund të pyesni se a do të shkurtohen rroga apo shpenzime tjera. Por përsëri do të them se secili do të mbajë barrën e tij nga kjo krizë. Në këto kohë është me rëndësi që të gjithë të jemi të solidarizuar” – u shpreh Angellovska.
Pagesa e kredive për qytetarët, Angellovska: Të shtyhet për të paktën 3 muaj
Gjithashtu Angellovska tha pagesa e kredisë për personat fizik dhe juridik do të shtyhet për të paktën tre muaj.
“Qytetarët dhe kompanitë do të marrin një ofertë ose njoftim nga bankat për të shtyrë detyrimet e tyre, pas së cilës ata do të duhet të përgjigjen nëse pajtohen me kushtet më të favorshme ose jo. Mos përgjigja brenda 10 ditëve do të konsiderohet se pranon ofertën e favorshme për të vonuar këstet e kreditorit” – theksoi numri një i Financave në vend.
Pasojat në ekonomi do të jenë evidente në tremujorin e dytë, derisa pritjet janë që në tremujorin e tretë ekonomia të fillojë të rimëkëmbet, dhe në tremujorin e katërt mund të presim rimëkëmbje të plotë dhe madje rritje të ekonomisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
