Zgjedhjet Parlamentare, Qeveria ngrin zgjedhjet me dekret me fuqi ligjore

22.03.2020 14:48

Qeveria me Dekret ka ngrirë të gjitha aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve të 12 prilllit...

Qeveria me Dekret ka ngrirë të gjitha aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve të 12 prilllit. Aty ku ka ngel procesi i zgjedhjeve do të vazhdojë pasi të ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme.

“Këtë vendim Qeveria e solli për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe për parandalim efikas të përhapjes së COVID19, si dhe për shkak se Parlamenti nuk mund të mblidhet dhe ta anulojë vendimin për shpërndarje. Në këto kushte, për shkak të nevojës për zbatim efikas të masave për parandalimin e përhapjes së KOVID19 në vend, Qeveria ka aprovuar dekret për ndërprerjen e të gjitha veprimtarive për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat janë caktuar për me 12 prill 2020.Me këtë dekret Qeveria e obligon KShZ-në që të ruajë dokumentacionin ekzistues zgjedhor deri në vazhdimin e zbatimit të aktiviteteve zgjedhore dhe zgjedhjeve të cilat do të zbatohen pas shfuqizimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë KShZ në përputhje me dekretin e qeverisë është e detyruar që ta miratojë konkluzën për ndërperjen e të gjitha aktiviteteve zgjedhore.

“Ndërpriten të gjitha aktivitetet zgjdhore ndërsa do të vazhdojnë në momentin kur Qeveria me dekret të ri do të thotë se a janë tejkaluar kushtet për gjendje të jashtëzakonshme dhe do ta njoftojë KShZ-në për vazhdimin e procesit zgjedhorë” – u shpreh Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Me dekret, po ashtu obligohet   KShZ-ja që në afat prej një dite, pasi të ketë përfunduar gjendja e jashtëzakonshme të shpall në ueb faqen e saj kalandar të ri për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore. (Naim Ramadani, TVM2)