Shekerinska: ARM angazhohet tërësisht në luftën kundër “Covid 19”

22.03.2020 15:07

Armata e Maqedonisë së Veriut mobilizon ushtrinë me të gjitha kapacitetet ekzistuese....

Armata e Maqedonisë së Veriut mobilizon ushtrinë me të gjitha kapacitetet ekzistuese dhe përforcon masat për të parandaluar dhe menaxhuar situatën me përhapjen e virusit korona.

Një ndër detyrat e reja të Armatës është  mbështetja e të gjitha institucioneve shtetërore që ballafaqohen në terren me virusin vdekjeprurës, kontrollim ose asistim i përbashkët dhe kontroll I përforcuar  ushtarako-policor në të gjithë kufijtë  dhe nëpër  vendbanimet ku ka qytetarëve në vetëizolim si dhe kontrolle për respektimin e orës policore dhe masave të tjera.

“Pjesëmarrje e përbashkët me ekipet e mobilizuara policore të cilat do të mund të zbatojnë masën e kontrollimit në hyrje dhe dalje të qytetarëve nga rajonet e rrezikuara në pikat e kontrollit të cilët ata do të jenë të angazhuar. Gjithashtu këto ekipe të përbashkëta ushtarake-policore do të mund të kryejnë kontrolla për masën e respektimit të orarit policor dhe vetëizolimin dhe në raste se konstatohet mosrespektim i atyre personave do të shqiptohen masa tjera dhe do të dërgohen në vetëizolim të detyrueshëm shtetëror” – u shpreh Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Për zëvendeskryeministren Radmilla Sheqerinska nuk ka dyshime se në këto momente, ARM është ajo e cila duhet të jetë në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të shtetit. Andaj ajo u bën thirrje pjesëtarëve të armatës që të tregojnë besnikëri maksimale ndaj shtetit dhe popullit.

“Beteja nuk do të jetë e lehtë. Vendimi për të angazhuar Armata e vendit nuk ishte aspak e lehtë, mirëpo është tejet e arsyeshme pasi që e gjithë bota po ballafaqohet me Pandemi të rrezikshme e cila askush nuk ka mundur të paramandoj më herët. Kjo situatë kërkon nga të gjithë të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përkushtuar maksimalisht.Për këto arsye Armata vendosi  gjithçka që la për t’i ndihmuar organet shtetërore dhe popullin” – theksoi Shekerinska.

Detyrë e Armatës në këtë periudh do të jetë edhe të bëjë sigurimim pjesërisht fizik të objekteve vitale shtetërore që deri tani janë siguruar vetem nga ana e MPB-së, siç janë Kuvendi, Qeveria, burgjet edhe disa institucione tjera.

Edhe Shqerinska njësoj si zyrtarët e tjerë u bën apel të gjithëve që të respektojnë masat, rekomandimet dhe këshillat mjekësore dhe të mos përzihen pa nevojë me njerëz tjerë qoftë në hapësira të hapura ose të mbyllura. (Rexhep Qamili, TVM2)