Dibër, edhe 6 të infektuar, shkon në 36 numri i të prekurve
Situata në qytetin e Dibrës me problemin e virusit korona eshte ende alarmante...

Situata në qytetin e Dibrës me problemin e virusit korona eshte ende alarmante. Mbrëmjen e së shtunës u regjistruan edhe 4 persona të rinj të infektuar dhe të dielën edhe dy të tjerë .
Gjithsej në Dibër aktualisht ka 36 persona të prekur me virusin korona, prej tyre 13 janë në klinikën e infektologjisë në Shkup, ndërkaq 23 janë në mjekim shtepiak. Edhe 133 persona të tjerë janë në izolim shtëpiak, persona këta që dyshohet se kanë patur kontakt me të infektuarit, njoftoi për TVM2 Kryetari i shtabit të Emergjencës Hekuran Duka
Në këtë situatë krize nuk kanë munguar edhe ndihmat në ushqime: dje EVN ka shpërndarë në qendrën e Zhupës dhe në Dibër një mijë pako ndihma për familjet në nevojë. Ndihm՝ janë shpërndarë edhe nga Kryqi i Kuq i Dibrës, Shoqata atdhetare dibrane në Amerikë dhe nga biznesi privat. (Atli Dema, TVM2)
