Filloi rekonstruimi i stacionit hekurudhor në Shkup
Pas 33 viteve nga ndërtimi, tani ka filluar rekonstruimi i Stacionit Hekurudhor Qendror në Shkup.....

Punimet që po zhvillohen, u mbikëqyrën nga drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë, Irfanë Hasani. Ai thotë se këto investime që po bëhen janë me qëllim që të përmirësohet dhe të ngritët imazhi i transportit hekurudhor dhe i njëjti të kënaq nevojat e udhëtarëve. Sipas tij, ky Stacion Hekurudhor në Shkup është nyja lidhëse e Korridorit 10 dhe Korridorit 8.
“Sot, pas 33 viteve po bëjmë një rekonstruim në drejtim të përmirësimit të kushteve sa i përket njerëzve me nevoja të veçanta, njerëzve me aftësi të kufizuara dhe udhëtarëve të tjerë. Do të kemi komplet sistem të ri të ndriçimit, zërimit dhe informimit, ngritje të peronave, të cilët do të ngriten dhe do të mundësojë një lëvizje të lirë”- deklaroi drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë, Irfan Hasani.
Drejtoria e Hekurudhave ka nënshkruar marrëveshje me një kompani ndërkombëtare për dizajnimin e projektit final Kërçovë-Linë me Republikën e Shqipërisë, që është arterie kryesore e Korridorit 8.
“Në fakt bisedohet për një projekt detal, i cili do të përfundojë në kohë prej 22 muajve. Faza e parë e këtij projekti është projekti infrastrukturor, që nënkupton procedura për rishpërblim. Kemi filluar dhe me komponentin financiar IPA të pjesërishëm të pjesës Kërçovë-Linë dhe ne, pas 22 muajve do të kemi një pasqyrë të realët se ku janë punët me Korridorin 8”- tha Hasani.
Projekti është i mbështetur nga KE nëpërmjet IPA fondeve dhe i tëri do të kushtojë rreth 2,9 milion euro. (Afrim Tanallari, TVM2)
