167 shtete të prekura, Europa epiqendra aktuale e virusit korona
Virusi Korona, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë botën.....

Virusi Korona, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë botën. Me mbi 297 mijë raste të konfirmuara në mbarë globin, numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 12.500.
Organizata Botërore e Shëndetësisë fillimisht epiqendër shpalli Kinën, por aktualisht epiqendër e virusit korona është Evropa. Italia raporton aktualisht 4.825 viktima, numri më i lartë në botë.
Lombardia është rajoni më i prekur në vend me rreth 3.095 viktima. Deri më tani në të gjithë Italinë, janë regjistruar 53.578 raste me rreth 6 mije të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë atje, ka raportuar për 1.326 vdekje, e dyta më e larta në Evropë pas Italisë, e autoritetet thonë se më e keqja pritet akoma të vijë.
Qeveria ka vënë në izolim rreth 46 milionë njerëz që lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për punë esenciale, blerje ushqimesh, shkaqe mjekësore ose për të shëtitur qentë.
Britania u ka kërkuar 65 mijë infermierëve e mjekë në pension që të kthehen në punë.
Ministri francez i Shëndetësisë ndërkohë drejtoi gishtin nga ata që nuk i përmbahen direktivave për distancim social, duke i quajtur të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.
Më shumë se 12.500 persona janë prekur nga virusi Korona në Francë dhe numri i viktimave shkoi në 562.
Turqia ka konfirmuar 12 vdekje të reja nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21. Në 24 orët janw vwrtetuar si pozitivw edhe 277 persona duke e cuar numrin e përgjithshëm i të infektuar në 947.
Në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me virusi Korona u rritën mbi 10,000 vetëm të shtunën.
Në Australi, kryeministri Skot Morrison, paralajmëroi se vendi mund të vihej nën izolim pas disa imazheve në qarkullim që tregonin njerëz që injoronin këshillat për distancim social dhe i drejtoheshin plazheve.
Të paktën 88,000 persona rezultojnë të jenë shëruar në rang botëror. (Ersan Pajaziti, TVM2)
