Ora policore, përgjegjësi penale për mosrespektimin e masës

22.03.2020 16:27

Mosrespektimi i orës policore paraqet vepër penale...

Mosrespektimi i orës policore paraqet vepër penale dhe do të dënohet në bazë të nenit 206 të Kodit penal njoftojnë nga Prokuroria publike.

Në bazë të paragrafit 1 të këti neni është i paraparë dënim në të holla ose dënim me burg deri më 1 vjet ndërsa sipas paragrafit 2 nëse veprën e kryen person juridik atëherë është e paraparë dënim në të holla deri më 30 milion denarë.

"Nga aspekti penalo juridik, Prokuroria Publike njofton opinionin se mosrespektimi i ndalesës për lëvizje, nënkupton kryerje të veprës penale -mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohë të epidemisë nga neni 206 nga Kodi penal" - thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

MPB: Arrestohen ata që nuk respektojnë orën policore

Ministri për punë të brendshme Naqe Çulev njofton se në patrullim do të marrin pjese si pjesa operative e policisë ashtu edhe pjesa civile e policisë që ka autorizime policore. Ata që nuk do të rrespektojnë vendimin do të arrestohen.

“Shërbimet policore kontrollin e kufizimit e qytetarëve do ta realizojnë përmes sigurimit të patrrullës dhe përms vendosjes së pikëve të kontrollit në lokacione të caktuara në gjithë tëritorin e vendit.Shërbimet policore do të patrrulllojnë me automjete të policisë me komandë me zë dhe dritë për paralajmërim të qytetarëve. Personat që do të shkelin vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes do të dorëzohen në stacion policorë dhe kundër tyre do të procesuhohen padi adekuate” – u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Çulev informoi se për shkak të specifikës , lëvizja nuk iu kufizohet pjestarëve të  armatës, policisë,një grupi të caktuar të të  punësuarve në shëndetësi, në kontrollin e fluturime në navigacionin e RMV-së , shërbimet kujdestare të MPB-së, distributorët e ushqimit, të punësuarit në sigurim dhe të punësuarit në shtëpitë mediatike. (Florije Beluli - Kamberi, TVM2)