Virusi Korona merr viktimën e parë në RMV

22.03.2020 16:44

Regjistrohet viktima e parë nga korona virusi në Maqedoninë e Veriut....

Regjistrohet viktima e parë nga korona virusi në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për gruan 57 vjeçare nga Kumanova tek e cila pas vdekjes është konfirmuar prezenca e virusit.

Viktima e parë nga “Covid-19”, Filipçe: Mjekët kanë vepruar sipas protokollit

Bashkë me të ishte hospitalizuar edhe djali i saj, gjendja e të cilit është stabile. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se tek e ndjera janë bërë edhe dy teste paraprake të cilat kishin rezultuar negativ.

“Edhe përkundër rezultatave negative, meqë sëmundja ka qenë tipike për virusin korona, ajo është trajtur në izolim. Periudha e hospitalizimit ka zgjatur javën e kaluar në spitalin e Kumanovës, por testim sërish është kryer dje pas konstatimit të vdekjes , dhe I njëjti ka rezultuar pozitiv. Testimi është bërë pasi gjendja e pacientes ishte përkeqësuar menjëherë.” – u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja të të prekurve nga pandemia duke çuar kështu numrin e të sëmurëve në 114.

Të infektuarit e rinjë janë dijagnostifikuar pasi janë kthyer nga udhëtimet e tyre jashtë shtetit.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, numri më i madh 65 janë në Shkup, në Dibër 36, Shtip 7, në Kavadar dhe Ohër nga 2 , ndërkaq në Gostivar dhe Kumanovë nga 1 të infektuar.

Filipçe: Qytetarët të ndihmojnë betejën me virusin

Në klinikën infektive në Shkup janë të hospitalizuar 24 pacientë, ku gjëndja e gruas së vetme të vendosur në aparat të frymëmarjes vazhdon të jetë e rënduar. Filpçe andaj apelon qytetarët që t’u përmbahen masave mbrojtëse.

“Apeloj qytetarët, masat janë për t’u respektuar. Asgjë s’mund të bëjnë punëtorët e shëndetësisë nëse nuk ndihmojnë qytetarët, sikurse asnjëherë më parë. Kemi rritje të numrit të të sëmurëve, dhe mund të ketë rritje edhe më tej, por duhet të respektojmë masat që të zbusim përhapjen e virusit.“ – deklaroi Venko Filipçe.

Dikatseri i shëndetësisë nga komisioni për sëmundje ngjitëse do të kërkojë që edhe të moshuarve mbi 65 vjet t’u kufizohet qarkullimi gjatë ditës. Prej nesër në dispozicion vehen 14 qendra për testim të qytetarëve që kanë dyshime se janë të infektuar. Në Shkup, do të mund të kontrollohen në poliklinikat ‘Çair’ dhe ‘Jane Sandanski’. (Meral Ismaili, TVM2)