Virusi Korona, masa shtesë kujdesi për të moshuarit

22.03.2020 16:05

Të moshuarit janë shtresa më e rezikuar nga virusi Covid-19....

Të moshuarit  janë shtresa më e rezikuar nga virusi Covid-19. Ata aktualisht përballen edhe me pamundësinë e lëvizjes dhe vështirësi shtesë gjatë  furnizmit me produktet ushqimore, por edhe me marrjen e pensioneve të tyre nga bankat.

Sipas Sindikatës së pensionistëve,  më e  vështirë është gjendja e pensionistëve të vetmuar, të cilët jetojnë pa ndonjë shoqërues tjetër të familjes. 

“Jam e brengosur për shfrytëzuesit e pensioneve, është një grup i madh që numëron diku 324 mijë qytetarë që është një shtresë sensitive dhe e rezikshme. Ne sindikatë i pensionistëve po ashtu kemi marrë për sipër që t’u apelojmë të gjithë pensionistëve përmes kominikatave dhe mjeteve tjera të komunikimit që t’i prolongojnë të gjitha aktivitetet të cilat kanë për qëllim grumbullimin e tyre në grupe” – tha Kryetarja e Sindikatës së pensionistëve, Stanka Trajkova.

Rekomandim bankave, të paguhen pensionet deri më 28 mars  

Qeveria ndërkohë u ka rekomanduar bankave afariste të sigurojnë pensione nga 28 marsi, thuhet  në komunikatën e pres-shërbimit qeveritar. Një lehtësim për pensionistët është edhe aktivizimi i ekipeve mobile të cilat kanë aktivizuar të gjitha Komunat e vendit, por edhe në nivel të Kryqit të Kuq. (Fitim Kryeziu, TVM2)