3 tërmete në Kroaci, ndërtesa të shembura, njerëz në rrugë

22.03.2020 13:46

Tre tërmete të fuqishme tmerruan banorët e Kroacisë....

Tre tërmete të fuqishme tmerruan banorët e  Kroacisë.  Dy prej tyre me fuqi prej 5.3. dhe 5.0 ballë të shkallës Rihteri, rreth orës 6 e 24 minuta të mëngjesit të së shtunës goditën kryesisht  pjesën veriore të Zagrebit.

Edhe pse zgjatën pak sekonda, tërmetet skaktuan  dëme në ndërtesa e  automjete, raportohet poashtu se është  dëmtuar një pjesë të spitaleve në kryqytetin e Zagrebit,  është dëmtuar edhe katedralja në  qendrër të  kryqytetit.

Qytetarët ende janë në panikë.

“Si fëmijë përjetova bombardimet, mirëpo kjo që përjetova sot ishte më keq se borbardimet. Ishte çdo gjë e pa parashikueshme, u bllokuam, mbetëm pa fjalë, isha aq i hutuar që nuk kam mundur në atë moment as dokumentet e identifikimit ti marr me vete”

“Ishte e pa përshkryeshme se si goditi termeti. Në këto momente po shpresoj se kjo nuk është vetëm fillimi, por mbarim i tërmeteve”

“ Tek unë caheshin muret për gjysëm, banesa ime është në gjendje katastrofale”

“Është e pabesueshme. Njëherë kemi virusin Korona, tani termete dhe tani çfarë është tjetër me rradh? Njeriu është i pafuqishëm...” – u shprehën disa nga qytetarët e Zagrebit.

Në mesim e atyre që dolën jashtë ishin pacientët dhe lehonat e disa spitaleve në Zagreb.

“Pacientët të cilët ishin në gjendje më të mirë  dolën jashtë spitalit, ndërsa të tjerët që ishin të palevizshëm, mbetën mbrenda spitalit” – u shpreh një prej mjekëve në një nga spitalet e Zagrebit.

“Isha në shtrat të spitalit, vetëm kur filloj gjithça përreth të bjerë në dhomën e spitalit” – deklaroi një paciente.

Ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në terren për të konstatuar dëmet dhe për tu ndihmuar njerëve në nevojë.  

Duke marr parasysh se tërrmeti ndodhi në mes të Pandimisë botërore të shpallur nga  virusi Korona, autoritetet shëndetësore u këshillojnë banorëve të zonave të goditura nga tërrmeti që të mbajnë distancën e rekomanduar nga dy metrash për të mos përhapur më shumë virusin vdekjeprurës Covid 19. (Rexhep Qamili, TVM2)