Rekomandim bankave, të paguhen pensionet deri më 28 mars
Qeveria i ka rekomanduar bankat që me herët të sigurojnë pagesën e pensioneve....

Qeveria i ka rekomanduar bankat që me herët të sigurojnë pagesën e pensioneve, gjegjësisht deri para 28 marsit.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe Koordinimin e Dikastereve Ekonomike, Milla Carovska iu drejtua Asociaciont të Bankave të Maqedonisë së Veriut me një kërkesë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me koronavirusin, që bankat të mundësojnë pagimin e pensioneve në pesë grupe të pensionistëve sipas vlerës së pensionit në ditët e punës nga 25 mars i vitit 2020.
Pas marrjes së një njoftimit nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë së Veriut, Kabineti i zëvendës kryeministres Carovska ka propozuar dhe Qeveria ka pranuar t’u rekomandohet bankave afariste të sigurojnë pensione nga 28 marsi, thuhet në komunikatën e pres-shërbimit qeveritar.
