LSDM propozon 15 masa për ekonominë, ndihmë për sektorin privat dhe të papunët
LSDM publikoi pakon e masave ekonomike në 15 pika...

LSDM publikoi pakon e masave ekonomike në 15 pika, të cilën ia propozon Qeverisë për zbatim. Pakoja kap vlerën rreth 200 milonë euro dhe ka synim të përkrah qytetarët dhe ekonominë.
LSDM propozon që shteti të sigurojë rrogë për muajin prill dhe maj për çdo të punësuar në firmat private të prekura nga kriza.
“Për të gjitha firmat e goditura nga kriza qeveria do të ndihmojë duke paguar pagë minale neto, 14.500 denarë, për çdo të punësuar për muajin prill dhe maj. Firmat do të paguajnë vet kontributet për pagat si dhe tatimin personal. Nga 99 shifra veprimtarie, afër gjysma është gaditur nga kriza në formë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, por gjithsesi dihet edhe cilat nuk janë goditur nga kriza dhe nuk janë përfshirë në masat.” – u shpreh Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Edhe personat që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës do të marrin gjysmën e rrogës që kanë pasur. Amvisëritë që s’kanë patur të punësuar ose personi ka qenë pjesë e ekonomisë joformale do të merr 7000 denarë.
Ndihmë prej një pagë minimale për muajin prill dhe maj do të marrin edhe sportistët dhe artistët e pavarur. Punëtorët mediatik dhe shtëpitë mediatike do të marrin nga një pagë minimale shtesë për muajin prill dhe maj.
LSDM propozon pezullimin e Ligjit për përmbarim, deri në fund të qershorit bankat të pezullojnë të gjitha këstet e kredive për tre muaj si dhe të pezullohet qeraja për shfrytëzuesit e bansave sociale.
Rroga minimale për administratën publike
Por që të përfitojnë katagoritë e lartëpërmendura LSDM propozon shkurtime pagash në adminsitratën shtetërore dhe atë publike. Të gjithë do të marrin pagë minimale.
“Të gjithë funksionarët dhe shefat do të marrin pagë minimale. Të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar në nivel shtetëror dhe lokal: deputetë, kryeministër, ministra, kryetarë komunash, drejtorë, shefa, gjykatës dhe prokurorë, do të marrin pagë minimale për muajin prill dhe maj.të gjithë të punësuarit në sektorin public do të marrin pagë minimale.” – deklaroi Zaev.
Nga kjo masë që përfshin administratën publike përjashtohen mjekët dhe personeli mjeksor, policët dhe ushtarët, dhe të gjitëh të tjerët që punojnë me ta dhe ndihmojnë për t’u përball me virusin korona.
LSDM propozon kredite shtesë, pa interes, për firmat dhe kredi të lira nga bankat ekonomike në vlerë 50 milionë euro.
Zaev ftoi bujqit të mbjellin tokën
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ftoi bujqit që të vazhdojnë të punojnë tokën dhe në kuadër të masave të qeverisë të vazhdojnë të mbjellat.
“Firmat – distributor kanë mjaft repromaterial, farë, mjete për mbrojtje dhe plehra artificiale, ka edhe karburant. Vazhdoni të prodhoni ushqim për qytetarët tanë. Si asnjëherë më parë, është e qartë se sa I rëndësishëm është prodhimi i ushqimit vendor. Ai është më i liri dhe më i sigurti për qytetarët dhe shtetin.” – theksoi numri një i LSDM-së.
Zaev tha se deri tani janë paguar 400 milionë euro ndihmë për agronominë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
