Izolomi nga Virusi Korona, psikologët: Masat, për të mirën e qytetarëve

22.03.2020 17:39

Izolimi fizik në asnjë mënyrë nuk nënkupton edhe izolim social....

Izolimi fizik në asnjë mënyrë nuk nënkupton edhe izolim social, kjo është këshilla e parë e sociologëve. Sipas psikologës Mirjana Jovanovska Stojanovska karantina apo izolimi shtëpiak, mundet dhe duhet të pranohet më lehtë nga qytetarët, dhe në këtë drejtim munden edhe udhëzimet e psikologëve të ndihmojnë dukshëm.

“Ndihmën të cilën mund ta ofrojmë është së pari ndihmë psikologjike në kohë krize, dhe ndihmë psikosociale, që për këtë sferë janë persona të stërvitur të cilët kanë gadishmëri edhe ti ndëgjojnë qytetarët, dhe të cilët do të jenë të gatshëm që emocionet ti ndajnë së bashku me qytetarët. Po ashtu,  psikologët do të jenë të gatshmëm që së bashku me ju ta ndajnë frikën, pyetjet e ndryshme, por ndoshta edhe depresionet e lehta, pra gjithcka që do të jetë në ndihmën tuaj, si ju ta kaloni më lehtë këtë situatë. Por këtu duhet të ngrihet vetëdija e përgjithshme qytetare, të cilët vetë duhet ta kuptojnë se këto masa janë për të mirën e tyre” – u shpreh psikologia, Mirjana Jovanovska Stojanovska.

Oda e psikologëve: Lajmërohuni për këshilla, jemi këtu për ju

Oda e Psikologëve të Maqedonisë ofron këshilla psikologjike pa pagesë, ndihmë kjo e cila ofrohet përmes rrjeteve online.

Sipas psikologëve, numri i atyre të cilët janë në izolim shtëpiak, apo janë në karantinë akoma është i vogël, dhe prandaj edhe mungojnë thirrjet e qytetarëve.

“Ne kemi për obligim njëher në javë të raportojmë dhe ti grumbullojmë të dhënat, dhe shifrat apo numri i qytetarëve të cilët deri në këto momente kanë kërkuar ndihmë është shumë i vogël, dhe prandaj këto paraqitjet tona kanë për qëllim ti apelojmë qytetarët që keni jemi këtu në shërbim të tyre” – tha Mirjana Jovanovska Stojanovska.

Sipas tyre çdo bisedë me psikologun, është e garantuar privatësia e qytetarit, ndërsa Oda e Psikologëve do t’i informojë institucionet dhe opinionin me numrin e qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë. (Fitim Kryeziu, TVM2)