VMRO-DPMNE: Masat e LSDM-së, kolaps për ekonominë
VMRO DPMNE çmoi masat e LSDM-së si masa për kolaps të ekonomisë....

VMRO DPMNE çmoi masat e LSDM-së si masa për kolaps të ekonomisë. Dënoi shkurtimin e pagave në administratë, masë të cilën do ta ndjëjnë më së shumti ata që kanë patur pagat më të ulta, konsideron VMRO DPMNE.
“ I futi në një thes minsistrat, drejtorët dhe funksionarët dhe punëtorët me të ardhura më të vogla, të cilëve u thotë se do të marrin paga të njëjta edhe pse më herët kanë marrë paga të ndryshme. Dhe për derisa shkurton pagat e punëtorëve nuk harroi që Qeveria të miratojë dekret me të cilin mund të shpallen tender dhe të shpenzohen para që t’u mbushen xhepat funksionarëve në pushtet.” - thuhet në kumrtesën e VMRO DPMNE-së.
Nënkryetari i VMRO-së, kërkon masa urgjente ekonomike dhe masa shëndetësore.
“Duhen masa emergjente ekonomike për të shpëtuar ekonominë. Masa emergjente shëndetësore dhe sanitare për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, si dhe respektimin e masave dhe rekomandimeve shëndetësore botërore. Maqedoni aka nevojë për sjellje me pergjegjësi nga të gjithë ne qytetarët e Maqedonisë, pasi çdo jetë vlen.” - deklaroi Nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski.
VMRO konsideron se ndihma që u jepet kompanive është e dobët dhe larg stimulimit të nevojshëm dhe i ka dënuar në bankrotim.
VMRO kontestoi, siç thonë, hartimin e buxhetit në shtab partiak dhe promovimin e masave qeveritare nga kreu i LSDM-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
