USHT, me laborator për testimin e materialeve ndërtimore
Universiteti Shtetëror i Tetovës, sot prezantoi laboratorin për testimin dhe kontrollin e materialeve ndërtimore.......

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, doc. dr. Nderim Zeqiri, para stafit akademik dhe studentëve të USHT-së tha se ky laborator është më bashkëkohor në regjion dhe do t’u shërbejë shumë kompanive të ndryshme të vendit.
“Sot bëmë promovimin dhe prezantimin e laboratorit për testimin dhe kontrollin e materialeve ndërtimore. Është një nga laboratorët më aktual bashkëkohor në regjion, fillimisht do me thënë shërbime japim për kompani të ndryshme të vendit tonë dhe mbi të gjitha meqenëse jemi edhe pjesë përbërëse e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, studentët tanë kanë mundësi reale dhe të drejtpërdrejtë që rezultatet e tyre teorike t’i implementojnë në praktikë përmes pajisjeve të cilat i posedon vet laboratori. Laboratori në përbërjen e vet përmban lloje të ndryshme të pajisjeve, të cilat akomodohen përmes sistemit të kontrollit të avancuar dhe përmes tyre gjenerohen rezultate fiktive në grafikone në epruvetë dhe rezultatet do të thotë janë relevante dhe të tolerueshme në kuadër të brezit të tolerueshëm, që konsiston vet eksperimenti”- tha dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të USHT-së. doc. dr. Nderim Zeqiri.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të USHT-së, Nderim Zeqiri, thotë se janë të mirëseardhura të gjitha kompanitë, të cilat si emërues të përbashkët i kanë materialet ndërtimore dhe mund të realizojnë kontrollin dhe testin e tyre në kuadër të laboratorit, të cilin e posedon tanimë Universiteti Shtetëror i Tetovës. (Miftar Emini, TVM2)
