Kosova shënon viktimën e parë nga Koronavirusi

22.03.2020 18:37

Në Kosovë është shënuar viktima e parë si pasojë e virusit Covid-19....

Në Kosovë është shënuar viktima e parë si pasojë e virusit Covid-19.

Bëhet fjalë për një 82-vjeçar nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës. Personi në fjalë sipas familjarëve ka vuajtur edhe nga sëmundjet kronike.

Lajmi është konfirmuar fillimisht nga familjarët, por edhe nga Klinika Infektive e cila informoi se një pacienti 82 vjeçar nga Dumnica e Podujevës, ka humbur jetën  në ora 9. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID-19 në KOsovë.

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive më 16 mars  në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.

Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK). Edhe  djali i tij dhe vajza e tij  janë pozitivë ndaj virusit Korona.