Virusi Korona, qytetarët respektojnë masat, Shkupi thuajse bosh
Këtë të dielë kryeqenda i kishte rrugët bosh....

Këtë të dielë kryeqenda i kishte rrugët bosh. Edhe pse ora poliocre vlen prej orës 21 deri në orën 6 të mëngjesit, qytetarët të ndikuar ndoshta edhe nga koha jo e mirë, vendosën kryesisht të rrinë në shtëpi.
Në parkun e Shkupit policia kujdesej për të parandaluar që ata qytetarë të paktë që kishin vensodur të shëtisin, të mos shkelin masën për ndalimin e grumbullimit në një vend të më shumë se 5 personave.
Edhe ata pak persona që kishin dalë, thonë se vetëm duan të marin pak ajër të pastër por respektojnë masat e tjera
“Duhet ta shfrytëzojmë ajrin e pastër . Duhet të jemi aktivë, kush ka kushte në shtëpi, ushtron brenda, e kjo është në rregull por disa duhet të dalin për të ushtruar. Ju përmbahemi rekomandime, ja unë kam doreza e maskë. Përpiqem të mbaj edhe hapësirën sociale prej dy metrash që të mos prekemi nga virusi e komunikojmë me të afërmit përmes rrjeteve sociale” – tha një qytetare.
Pak ajër i pastër nuk i bën keq askujt megjitatë duhet pasur shumë kujdes, sidomos nëse vendosni të dilni me fëmijë.
Është mirë që lëvizjen e tyre jashë shtëpisë ta minimizoni në maksimum. Të rriturit është mirë të dalin vetëm, kur ju duhet të blejnë gjërat e domosdoshme apo të shkojnë në punë.
Nëse kufizojmë lëvizjet, kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes prandaj Rrini në shtëpi. (Flutura Latifi, TVM2)
