Virusi Korona, OBSH: Izolimi nuk mjafton, shtoni kontrollet
Për të mposhtur visurin Korona, nuk mjafton vetëm izolimi...

Për të mposhtur visurin Korona, nuk mjafton vetëm izolimi thotë eksperti i për gjendje të jashtëzakonshme pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Majk Rajan.
Në një intervistë për BBC, ai theksoi se janë të nevojshme masa për të mbrojtur shëndetin publik në mënyrë që të shmanget përsëritja e epidemisë më vonë.
“Ajo ku ne duhet të përqendrohemi është të gjejmë të sëmurët, ata që kanë virus, t’i izolojmë ata, si dhe të gjejmë njerëzit që kanë qenë në kontakt me ta dhe t’i izolojnë. Kur do të hiqen kufizimet për lëvizje dhe izolim, ekziston rrezik real i përsëritjes së sëmundjes” – tha Majk Rajan, ekspert për gjendje të jashtëzakonshme – OBSH.
I pyetur se sa do të zgjasë para se vaksina të jetë në dispozicion ai tha se njerëzit duhet të jenë realist e të presin kohën e duhur sa i duhet një vaksine të testohet që të jetë e sigurtë.
“Janë duke u zhvilluar disa vaksina, por vetëm njëra ka filluar me në SHBA” - u shpreh Majk Rajan..
Pjesa më e madhe e Evropës dhe SHBA-së e kanë ndjekur shembullin e Kinës dhe vendeve të tjera Aziatike dhe kanë vendosur kufizime drastike: pjesa më e madhe e punonjësve duhet të punojnë nga shtëpitë e tyre, ndërsa shkollat, baret, restorantet dhe qendrat e fitnesit janë të mbyllura.
Por sipas Rajan, Kina, Singapori dhe Koreja e Jugut, të cilat kombinojnë kufizime me testimin e rreptë të testimit të çdo personi për të cilin dyshohet se është i infektuar, dhanë një shembull për Evropën, e cila tani është bërë epiqendra e infksionit. (Flutura Latifi, TVM2)
