Filipçe, viktima ka mohuar kontakt me të prekur nga virusi, po shqyrtohet sumamed me ilaçin kundër malaries
Duke u bazuar në të dhënat e Spitalit të Kumanovës dhe Institutit për shëndet publik....

Duke u bazuar në të dhënat e Spitalit të Kumanovës dhe Institutit për shëndet publik, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sqaroi situatën rreth viktimës së parë me virusin korona gruna 57 vjeçare nga Kumanova.
Sipas tij me 16 dhe 17 mars e njëjta ka pasur vetëm temperaturë të shtuar dhe ka thënë se nuk ka udhëtuar jashtë vendit dhe ka mohuar kontake me të prekur nga ky virus.
Më 19 mars verifikohet pneumoni e rëndë por testi për virusin korona është edhe më tej negativ.
“Më 19 mars tek gruaja verifikohet gjendje e rëndë e mushkërive me rentgen, dhe gruas dhe djalit të saj u miren strisho për virusin korona të cilat janë negative. Më 21 sërish përkeqësohet gjendja e saj e cila sjell deri në humbjen e jetës. Pas vdekjes së saj tregon se ka qenë e infektuar me virusin korona. Situata të tilla ndodhin sepse testimi askund në botë nuk është qind për qind senzitiv” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Filipçe më tej informoi se nga nesër mjekët amë do vendosin se cilët pacientë do mund të testohen për praninë e virusit korona. Sipas tij ka teste të mjaftueshme ndërkohë që kulminacioni i të prekurve prite për një muaj.
I pyetur se a do të aplikohet antibiotiku sumamaed në kombinim me ilaçet kundër malaries që kanë dhënë rezultate të mira dhe për gjashtë ditë shërim të pacientëve Filipçe me përgjigje.
“Bëhet fjalë për kombinimin për të cilin bëhen studime klinike dhe do të diskutojmë në takimin me komisionin për sëmundje infektive dhe sipas protokollit për të cilat jep rezultat kjo terapi” – deklaroi Venko Filipçe.
Në Tetovë në izolim janë 230 persona dhe 194 në mbikqyrje, në Gostivar ka 129 persona në mbikqyrje, derisa 30 persona janë në izolim shtëpiak, bëri të ditur Zv. ministri i Shëndetësisë, Armend Asllani.
“Janë bërë në këtë rajon 15 testime, një është pozitiv, ndërsa për 8 persona tjerë akoma po presim rezulatet dhe akom janë në përpunim e sipër” – tha Zv. ministri i Shëndetësisë, Armend Asllani.
Filipçe më tej shtoi se rreth 2000 persona duhet të kthehen në vend dhe të gjithë ata do jenë në vetëizolim. Ai më tej shtoi se të gjthë ata që punojnë me ndrrime pas orës 21 do të lejohet qarkullimi me leje adekuate. (Flutura Latifi, TVM2)
