Botë

Covid-19, Trump konsideron mundësinë për lirimin e të burgosurve jo të dhunshëm

23.03.2020 10:01

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën e 22 marsit se po shqyrton një urdhër ekzekutiv...

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën e 22 marsit se po shqyrton një urdhër ekzekutiv për të liruar të burgosur federale të cilët nuk janq të dhunshëm dhe kanë patur sjellje të mirë, kryesisht të moshuar.
 
"Ne jemi pyetur në lidhje me këtë, dhe ne do të hedhim një vështrim në të. Është pak problem. Ne po flasim për këta janë të burgosur krejtësisht jo të dhunshëm, po e konsiderojmë si mundësi," u tha Trump gazetarëve në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.
 
Disa shtete të SHBA, përfshirë Kalifornia, New York, Ohio dhe Teksas, dhe New York City kanë filluar lirimin e disa të burgosurve, si dhe ata që janë të moshuar ose të sëmurë për shkak të virusit.
 
Deri më tani në SHBA janë shënuar 457 viktima dhe 35,060 të infektuar me Covid-19./Ora News