Botë

Shqipëri, rëndohet bilanci, viktima e 4 me COVID-19

23.03.2020 10:31

Shqipëri, rëndohet bilanci, viktima e 4 me COVID-19...

Rëndohet bilanci i viktimave me COVID 19 në Shqipëri. Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në Spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.
 
Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit, nuk kishte sëmundje bashkë-shoqëruese. 
 
43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social.