Maqedoni
Në 14 qendra fillojnë testimet për COVID 19
23.03.2020 10:51
Prej sot nisin të funksionojnë gjithsej 14 pika për marrjen e materialeve...

Prej sot nisin të funksionojnë gjithsej 14 pika për marrjen e materialeve dhe mostrave për testim nga virusi Korona në të gjithë territorin e vendit. Në Shkup, pikat do të jenë të vendosura në poliklinikat “Çair” dhe “Jane Sandanski”, ndërsa brenda ditës do të publikohen informacione për të gjitha qendrat në mbarë vendin.
"Do të testohen qytetarë me indikacione epidemiologjike dhe me caktime nga paralajmërimi paraprak tek mjeku amë, e cila duhet të plotësohet me algoritëm, që do të tregojë atë se nëse qytetari duhet të testohet ose jo. Ministri kumtoi gjithashtu se pas takimit koordinues me Shoqatën e Mjekëve amë, ata plotësisht janë kyçur në mbështetje të këtij sistemi, në identifikimin e zbulimit të hershëm, rritjes së qasjes së pacientëve ose të qytetarëve së pari në diagnostikim, pastaj edhe deri në zbatimin dhe kryerjen e testeve", tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
