Maqedoni
Intensifikohet mësimi përmes “TV-Klasa”, filloi me aplikim mësimi online në universitete
23.03.2020 11:14
Prej sot fillon mësimi online nëpër universitetet e vendit, për shkak të kushteve...

Prej sot fillon mësimi online nëpër universitetet e vendit, për shkak të kushteve të krijuara së fundmi me përhapjen e virusit Korona në vendin tonë.
Këtë paraprakisht e kumtoi ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, pas takimit të realizuar me përfaqësuesit e universiteteve publike dhe atyre private. Sipas Ademit, të gjitha universitetet janë dakord për një metodë të tillë të funksionimit të procesit mësimor, madje disa universitete private në disa degë kanë filluar me aplikimin e studimeve online.
Në Servisin Publik po intensifikohet mësimi përmes “TV Klasa”. Mësimdhënia e arsimtarëve do të zgjasë nga 15 minuta, me qëllim të përfshirjes së gjithë programit mësimor, për të gjitha klasat nga e para deri në klasën e nëntë, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. “TV-Klasa” në gjuhën shqipe transmetohet çdo ditë pune nga ora 12:30 minuta deri në 14:30. Nga Ministria e Arsimit apelojnë që nxënësit ta ndjekin me vëmendje, sepse arsimimi është mjeti më i fuqishëm për arritjen e suksesit.
