Maqedoni
SAShK-u nuk pajtohet me uljen e pagave
23.03.2020 11:44
Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, nuk pajtohet me propozimin e një dite më parë të LSDM-së....

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, nuk pajtohet me propozimin e një dite më parë të LSDM-së për uljen e pagave në administratë, dhe i bën kërkesë qeverisë që të mos e marrë parasysh kërkesën.
Sipas SAShK-ut, propozimi i tillë është radikal dhe do të ndikojë drejtpërdrejt tek punëtorëve që kanë paga më të ulëta. Përmes një komunikate për mediat, SAShK kërkon dialog social, kyçje të ekspertëve dhe shoqatave, si dhe të sindikatave të tjera në këtë proces, thuhet në komunikatë. Nga Sindikata e Arsimit bëjnë të ditur se një masë e këtillë nuk është aplikuar madje në asnjë vend tjetër fqinj, të cilët po ashtu po ballafaqohen me krizë ekonomike të shkaktuar nga virusi Korona.
