Maqedoni

Shënohet viktima e dytë nga virusi Korona

23.03.2020 12:00

Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive...

Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe sëmundje febrile në Shkup. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra, tek i cili  mbrëmjen e djeshme situata shëndetësore është përkeqësuar dukshëm.
 
Pacienti ka qenë i hospitalizuar në Klinikën Infektive më 17 mars, pa temperaturë të ngritur, por me obstruksione në mushkëri dhe me trajtim me oksigjen. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, pacienti 63-vjeçar nga Dibra vendoset në respirator, megjithatë situata është përkeqësuar edhe më shumë, me ç’rast ka pasuar edhe vdekja e tij.
 
Pacienti nuk ka pasur histori të njohur për komorbiditet, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave të fundit, janë regjistruar 29 raste të reja të të prekurve nga pandemia, duke e çuar kështu numrin e të sëmurëve në 114.