Maqedoni
Çulev, qytetarët e respektuan orën policore
23.03.2020 13:17
Ministri i punëve të brendshme, Naqe Çulev, gjatë orës policore i ka vizituar punktet në territorin e Qytetit të Shkupit...

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, gjat orës policore i ka vizituar punktet në territorin e Qytetit të Shkupit, të angazhuar për organizimin e ores policore. Ai tha se gjendja në terren ishte e qetë dhe pjesa më e madhe e qytetarëve e respektojnë vendimin e Qeverisë.
"Si Ministri e Punëve të Brendshme kemi bërë plan operativ, me qëllim të implementimit me sukses të lëvizjes së qytetarëve. Për këtë qëllimzërtarët policor do të kryejnë sigurim nëpër punkte, që do të thotë se do të ketë punkte policore në rrugët kryesore në hyrje të çdo vendbanimi, ndërsa në qytetet do të ketë edhe patroola mobile në më shum vende në qytet ku do të kryhen kontrolle ndaj ë gjith qytetarëve që nuk e rspektojnë vendimin apo kanë leje për lëvizje" - tha ministri i punëve të brendshme, Naqe Çulev.
Spasovski në Çair: Qytetarët të sillen me përgjegjësi
Kryeministri Oliver Spasovski, mbrëm qëndroi në Çair ku ndoqi implementimin e ores policore, prej ku apeloi te qytetarët që t’i respektojnë masat e Qeverisë duke u sjellur me përgjegjësi.
“Kjo nuk është betejë vetëm e institucioneve, nuk është betëjeë vetëm e shëndetësisë personelit mjeksor, e policisë, armatës, kjo është betejë e çdo qytetari të vendit tonë. Sa më me përgjegjësi sillemi a reszultate të mira do të kemi dhe do të përballemi me këtë situate. Apeloj te çdo qytetarë për përgjegjësi, apeloj të rrinë në shtëpi ditëve në vijim të mos dilet pa nevojë të patjetërsueshme nga shtëpitë ”,- tha kryeministri, Oliver Spasovski.
MPB ka bërë të ditur se natën e parë 18 persona janë arrestuar, ndërkaq mbi 74 të tjerë janë paralajmëruar për shkak të shkeljes së orës policore, nga ora 21 deri në ora 6 të mëngjesit.
Ndërkohë sa i perket ores policore qeveris ka sjellur vendim tē ri i cili parasheh.
Ora Policore për të gjithë do jetë prej 21 deri ora 05. për të misuarit mbi 67 vjet ora policore do jetë prej ora 11 paradite deri ora 5 e mengjesit, ndërsa do mund të lëvizin prej orës 5 të mengjes deri ora 11 para dite. mosha deri në 18 vjet mund të lëvizin vetëm prej 12 mesditë deri 21 në mbrëmje.
Gjatë orës policore të drejtë për lëvizje kanë pjestarët e policisë, amartës, perosneli mjeksor, të punësuarit në media dhe të punësuarit tjerë që kanë siguruar leje të posaçme të cilat do të përgaditen nga MPB si dhe minsitria e shoqërisë informatike dhe adminsitratës.
SEDAT SELIMI
