Ekonomi

Nga mesnata lirohen derivatet e naftës

23.03.2020 13:38

Nga mesnata e sotme sërish do të lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut...

Çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-95 do të lirohet për 5 denarë për litër dhe do të kushtoj 49.50 den, kurse EUROSUPER BS – 98 do të lirohet për 4.50 denarë dhe do të kushtoj 52 denarë për litër.
 
Çmimi i EURODISEL dhe vaji ekstra i lirë për amvisëri (EL-1) lirohen për 3 denarë për litër, dhe prej nesër EURODISEL do të kushtoj 45.50 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i vajit për amvisëri do të kushtoj 34.50 denar për litër.