Promovohet libri “Ishulli i magjepsur” i Albi Destanit
Mosha nuk është relevante për t’u ofruar lexuesve një vepër me vlera të mirëfillta. Këtë e dëshmon një autor shumë i ri i moshës 13 vjeçare, Albi Destani, nga Përmeti i Shqipërisë, i cili për lexuesin shqiptar sjell një libër fantastiko-shkencor, që mban titullin “Ishulli i magjepsur”.......

Ai, në librin e tij flet për një aventurë të një çuni 13 vjeçar me ambicie për të zbuluar diçka të re.
“Është një aventurë e një familjeje, është një gjeni 13 vjeçar bashkë me shokun e tij dhe motrën e tij, shkojnë gjejnë një ishull jashtëtokësorësh. Mesazhi i vërtetë është që nuk duhet t’i braktisësh shokët dhe gjithmonë duhet të jesh afër tyre kur kanë nevojë”- u shpreh autori i librit “Ishulli i Magjepsur”, Albi Destani.
Nuk munguan as fjalët miradije për autorin e ri, i cili u cilësua si shumë më i pjekur dhe i aftë në krahasim me moshatarët e tij.
“Ne, sot, përballemi me një autor gati gjeni, derisa moshatarët e tij nuk dinë të përpilojnë një hartim për vjeshtën apo pranverën, Albi na bën një roman. Roman që do të lë pa fjalë shumë nga lexuesit e tij. Roman që do t’ua kishin zili shumë autor më me përvojë se Albi”- tha miku dhe ndihmësi i Albit në botimin e librit, Fatmir Bytyqi.
Albi Destani, ka filluar që në moshën 7-8 vjeçare të merret me shkrime, duke filluar me përralla, që nuk janë të botuara, ndërsa “Aleks Robinson” është libri parë i botuar i tij. Përveç aftësisë për të shkruar, ai ka marrë pjesë edhe në festivalin “Ylberi”, në vitin 2012, ku dhe mori çmim nga Ministria e Kulturës. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
