Maqedoni
Filipçe: Në funksion 14 qendra për testim për Covid-19
23.03.2020 16:15
Në tërë territorin e vendit janë në funksion 14 qendrat për testim nga virusi Korona...

Në tërë territorin e vendit janë në funksion 14 qendrat për testim nga virusi Korona, bën të ditur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai sqaroi se me këtë rreth 1000 mjekë amë do të përfshihen në procesin e diagnostikimit.
“Çdo pacient që ka simptoma mund të paraqitet te mjeku i tij amë të cilit do t’ia tregojë simptomat dhe anamnezë e tij epidemiologjike dhe në bazë të të dhënave mjeku amë tanimë ka algoritmin elektronik që do të tregojë nëse është i nevojshëm testimi ose jo dhe nëse duhet, cili është niveli i urgjencës. Me këtë nëpërmjet sistemit “Termi im” do të caktohet kohë adekuate kur do të merret materiali në njërin nga 14 punktet në vend. Në Shkup funksionojnë poliklinikat “Jane Sandanski” dhe “Çento””,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Boshevska: Përdorim teste të akredituara nga OBSh
Këtyre ditëve po kryhen mbi 100 teste për virusin Korona, thonë nga Laboratori i Virusologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik. Nga ky institut thonë se punojnë me teste të akredituar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shfrytëzohen dy lloje të testeve, edhe atë test skrining në rastet e rezultateve negative dhe në rastet e rezultateve pozitive bëhet test konfirmues, me të cilin konfirmohet saktësisht rezultati.
“Materialet që i pranojmë për analizë janë bris nazo faringial dhe oro faringial, që do të thotë se nuk bëhet fjalë për bris të thjeshtë nga fyti. Po ashtu te personat që janë me gjendje të rëndë klinike dhe me shenja të pneumonisë së fuqishme është e nevojshme të merren materiale edhe nga trakti i poshtëm respirator. Teste komperciale janë paraqitur por nuk ekzistojnë teste valide komerciale deri më tani.”,- u shpreh Golubinka Boshevska nga Laboratori i Virusologjisë - ISHP.
Që të merren rezultate adekuate nga testi duhet materialet të merren në mënyrë adekuate, ndërsa ka rëndësi edhe niveli i virusit, transporti dhe ruajtja e materialit para se të kryhet analiza.
Rezultati laboratorik negativ nuk përjashton mundësinë që pacienti të jetë i infektuar, përvoja të tilla ka jo vetëm të vendit, por edhe në botë, thotë Boshevska.
REJHANE BUSHI METAJ
