Maqedoni
RMV dhe Shqipëria në pritje të negociatave, BE pritet të vendos “pro” hapjes së bisedimeve
23.03.2020 17:20
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së i kanë harmonizuar detajet sa i përket rekomandimeve për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë...

Prej sot fillon e ashtuquajtura procedura e heshtjes, e cila do të zgjasë deri ditën e nesërme. Në vendimin për progresin e vendeve kandidate në reforma dhe në implementimin e kushteve të parashtruara paraprakisht nga ana e Këshillit të Evropës në qershor të 2018-ës, thuhet se trupi politik do të vendosë t’i hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Nëse asnjë vend anëtar nuk ka vërejtje ndaj draft konkluzave të realizuara nga ana e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Unionit, do të llogaritet se të gjitha konkluzat janë të pranuara, megjithëse çdo shtet ka të drejtën që në formë të shkruar të dorëzojë komente apo të kërkojë ndryshime.
Agjencitë e huaja të lajmeve raportojnë se në draftin e siguruar thuhet që Bashkimi Evropian do të nisë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, i miratuar në mënyrë unanime nga 27 vendet e bllokut. Trupi më i lartë i këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së paraprakisht dha pëlqim për tekstin e Këshillit të Përgjithshëm si dhe atij të ministrave të jashtëm, si dhe për deklaratat vetanake të disa shteteve anëtare. Parisi zyrtar dhe Haga kanë lehtësuar në javët e fundit kundërshtimet e tyre dhe çështja e zgjerimit për këto dy vende u rikthye në vëmendje edhe pse Evropa është goditur rëndë nga epidemia e virusit Korona.
