Botë

Kosovë, rritet në 35 numri i të infektuarve me Covid-19

23.03.2020 17:35

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se numri i personave të prekur me virusin Korona...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se numri i personave të prekur me virusin Korona ka arritur në 35.

Sipas këtij Instituti, dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë - komuna e Shtimes, i gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.

Po ashtu bëhet e ditur se deri tani janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta, prej të cilave gjithsej tridhjetë e pesë kanë rezultuar pozitiv.