Maqedoni

Dibër, virusi Korona ia mori jetën një dibrani 63-vjeç

23.03.2020 18:23

Sipas raportit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, sot nga të infektuarit me virusin Korona...

Sipas raportit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, sot nga të infektuarit me virusin Korona ka ndërruar jetë në spitalin e Shkupit pacienti i moshës 63-vjeçare, Ismailaki Papraniku, nga qyteti i Dibrës.
 
Varrimi i të ndjerit u bë sot në varrezat e qytetit të Dibrës. Ndërkaq, numri i të prekurve me virusin Korona nga 36 u rrit në 40.
 
Kryetari i Shtabit të Emergjencës, Hekuran Duka, thotë se gjendja e sigurisë në Dibër është stabile, po ashtu edhe gjatë orës policore nuk ka pasur probleme të theksuara.
 
Nga Njësia e Epidemiologjisë në Dibër raportojnë se rritet edhe numri i personave në izolim shtëpiak, që shkon nga 133 në 164 persona.
 
Janë këta persona të cilët kanë pasur kontakte me të prekurit me virusin Korona. 
 
ATLI DEMA