Botë

Shqipëri, katër viktima dhe 104 të infektuar

23.03.2020 18:41

Ka shkuar në 4 numri i viktimave në Shqipëri, ndërsa një person është në gjendje të rëndë...

Ka shkuar në 4 numri i viktimave në Shqipëri, ndërsa një person është në gjendje të rëndë, pasi pësoi vdekje klinike.
 
Ajo që e bën me shqetësuese situatën lidhet me moshën e njërit prej viktimave, vetëm 43 vjeç dhe pa sëmundje shoqëruese.
 
Në gjendje të rëndë janë edhe disa persona që ndodhen të shtruar në Infektiv. Ndërkaq, numri i të infektuarve ka shkuar në 104, me një rritje prej 15 rastesh të reja.
 
Kryeministri, Edi Rama, parashikon një javë të zezë për Shqipërinë, ndaj kërkoi zbatimin e rregullave kundër përhapjes së virusit Korona.
 
Harta e të prekurve është e shpërndarë në 10 qytete, duke iu shtuar edhe katër raste të reja në Vlorë dhe një në Shkodër.
 
LULJETA NDOKA