Maqedoni
Çulev: 618 persona në izolim dhe 7307 në vetizolim
23.03.2020 18:57
Policia ka parashtruar 77 padi penale për personat që nuk e kanë respektuar masën për izolim...

Policia ka parashtruar 77 padi penale për personat që nuk e kanë respektuar masën për izolim, apo vetizolim.
Ministri i brendshëm, Naqe Çulev, bëri të ditur se policia vazhdon të monitorojë sjelljen e këtyre personave dhe pritet që edhe ndaj 23 personave të tjerë të parashtrohen padi.
Çulev po ashtu kërkon që ora policore në vend të orës 21 të fillojë prej orës 18 dhe të zgjasë deri në orën 06 të mëngjesit.
