Abdurahimi shpëtoi Maqedoninë nga turpi

10.10.2014 17:30

Besart Abdurahimi është heroji i ri I përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë. Djaloshi 24 vjeç, me prejardhje nga Gradeci i Gostivari, por I lindur në Zagreb, në paraqitjen e katërt në fanellën verdhekuqe, u fut në lojë në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Luksemburgut dhe e shpëtoi ekipin nga turpi I vërtet.....

Së pari, ndaj tij u bë penalltia për barazim, ndërsa në minutën e 92-të, në stilin e një golashënuesi të madh, shënoi gol fantastik për fitore prej 3-2. Ekipi i Boshko Gjurovskit, edhe pse e nisi ndeshjen shumë mirë, megjithatë vuajti shumë deri në fund të sfidës.

Në formacionin e parë të ekipit, ishin Ibraimi, Cuculi, Demiri, Muarem dhe debutuesi Arjan Ademi dhe gjithçka shkoi shumë mirë, me ç`rast skuadra vendase avancoi me 1-0 në minutën e 20-të.

Më pas, ndodhi një përplasje e rrezikshme mes Demirit dhe Mojsovit, që e detyroi Maqedoninë për disa minuta të luaj me më pak futbollist në fushë dhe këtë, mysafirët e shfrytëzuan më së miri, duke e kthyer avantazhin në të mirë të tyre, me dy gola të shënuar nga Bensi dhe Turpei.

Momenti I kthesës më të madhe të ndeshjes, ndodhi në pauzën ndërmjet dy pjesëve, kur Gjurovski inkuadroi në lojë Abdurahimin, në vend të Agim Ibraimit të dëmtuar, ndërsa Aliovski u fut në vend të Cuculit.

Maqedonia, menjëherë morri inicijativën në lojë, duke krijuar raste pa konkretizime, deri në minutën e 66-të, kur u bë penallti ndaj Abdurahimit, të cilën në gol e shëndrroi Jahoviç.

Dhe në momentet e fundit, atëherë kur të gjithë në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, ishin pajtuar me fatin dhe barazimin dështues, në skenë doli “xhokeri” i Gjurovskit Abdurahimi, I cili me një gol maestral, Maqedonisë ia solli tri pikët e para në këtë cikël kualifikues. (Mustafa Ademi, TVM2)