Botë
Në Itali përfundimisht ulet numri i të vdekurve, për 24 orë 601 viktima nga Kovid-19
23.03.2020 22:03
Në Itali në 24 orët e fundit nga Kovid-19 kanë vdekur 601 persona, ndërsa janë regjistruar 4.790 të infektuar të rinj...

Në Itali në 24 orët e fundit nga Kovid-19 kanë vdekur 601 persona, ndërsa janë regjistruar 4.790 të infektuar të rinj, lajmëruan mediumet italiane.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Itali u rrit në 63.928. Lajmi i mirë është që tashmë ditën e dytë me radhë po shënon rënie numri i të vdekurve, duke pasur parasysh atë që dje vdiqën 651 persona.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 408 njerëz, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve tani paraqet 7.432.
Njëkohësisht, në SHBA janë regjistruar 7.295 të infektuar të rinj, ndërsa në 24 orët e fundit kanë vdekur 64 njerëz./mia
