Botë

Pandemia e virusit Korona, pas Italisë, rëndohet situata edhe në Spanjë

24.03.2020 12:18

Pas Italisë edhe Spanja po bëhet vatër e re krize nga Kovid 19 në Europë....

Një nga detyrat që ka marrë ushtria është dhe dezinfektimi i azileve të pleqve në Spanjë, një nga vendet më të goditura nga pandemia. Dhjetëra viktima nga Covid-19 janë gjetur në të tilla ambiente. Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka arritur mbi 2 mijë e 200, ku vetëm 24 orët fundit, jetën e kanë humbur gjithsej 462 persona.
 
Në Itali autoritetet lokale të Lombardisë, rajoni më i prekur nga koronavirusi, shpresojnë në një vazhdimësi të trendit të uljes së numrit të të prekurve dhe viktimave. Së fundmi u raportuan 651 vdekje dhe mbi 3900 të infektuar, shifra tronditëse por me një rënie të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme.
 
Në SHBA më shumë se gjysma e shteteve kanë vendosur kufizime të reja për njerëzit.Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin e tretë më të madh të rasteve në botë, pas Kinës dhe Italisë. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, mbi 46,000 njerëz janë të infektuar dhe 610 kanë humbur jetën.