Gjurovski kapelën poshtë për Arjan Ademin

10.10.2014 17:35

Seleksionuesi i Maqedonisë Boshko Gjurovski, pas sfidës de fitores të vështirë kundër Luksemburgut, u shpreh I kënaqur nga fitorja minimale, e cila do të ngrit vetëbesimin në rradhët e ekipit të tij......

Sipas tij, me ekipin duhet ende të punohet dhe të përmirsohen mangësitë që u shfaqën në takimin e djeshëm.

“Ashtu edhe siç pritëm, kjo ndeshje ishte shumë e vështirë dhe nga e njejta, na mbeten vetëm tre pikët. Shihet mirë që edhe më tutje nuk kemi koordinim në nivel, pasi ka momente nga ndeshjet që na zhgënjejnë, por tani, fitorja është më e rëndësishme. Këto tre pikë janë për të na dhënë pak krahë, më shumë vetëbesim dhe kthimin e disponimit te lojtarët” është shprehur Gjurovski.

Seleksionuesi, para gazetarëve konfirmoi që Agim Ibraimi është larguar nga loja shkaku I dëmtimit dhe se nuk do të mund të luaj kundër Ukrainës të diellën. Nga ana tjetër, Gjurovski, ishte me plotë fjalë miradie për Arjan Ademin, I cili vendosi të luaj për Maqedoninë, e jo për Kroacinë.

“Ja heq kapelën Ademit që zgjodhi të luaj për Maqedoninë. Para disa kohe e takova Niko Kovaçin dhe më tha që sërish ka tentuar ta bind të luaj për Kroacinë, por ai i ka thënë që ka dhënë fjalën të luaj për Maqedoninë. I uroj atij për debutimin. Luajti shkëlqyeshëm, tregoj karakter dhe zemër dhe është një përforcim jashtëzakonisht I madh për ne” shtoi Gjurovski.

Maqedonia, nën prirjen e Gjurovskit, por pa lojtarin më të mirë Agim Ibraimi, si dhe Muhamed Demirin që pësoi një dëmtim në gju, gjatë ditës së sotme ka udhëtuar për në Lëvov të Ukrainës, ku gjatë së diel, do të zhvilloj ndeshjen e tretë kualifikuese për kampionatin evropian vitin 2016.

Në vend të tyre, seleksionuesi ka ftuar futbollistët e Rabotniçkit, Aco Stojkov dhe Goran Siljanovski. (Mustafa Ademi, TVM2)