Botë

Kosovë, Kurtit: Zbatoni masat qeveritare

24.03.2020 14:40

Është rritur në 61 numri i të infektuarve me kovid 19 në Kosovë....

26 raste janë regjistruar vetëm mbrëmë. Qeveria ka vendosur të ndalojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 10 deri në orën 16 dhe nga ora 20 deri në 6 të mëngjesit. Kryeministri Albin Kurti, u apelon  qytetarëve të zbatojnë masat qeveritare. Ai nuk ka komentuar  kërkesën e  së presidentit Hashim Thaçi që të shfuqizojë ose pezullojë vendimin për kufizim të lëvizjes por sqaroi se ka zbatuar rekomandimet e institutit të shëndetit publik. Teksa numri rritet, përplasjet politike nuk ndalen gjithashtu. 
 
Ndalimi i qarkullimit, Thaçi çon vendimin në Gjykatën Kushtetuese 
 
Presidenti Hashim Thaci vazhdon të këmbëngulë se Kurti shkeli Kushtetutën dhe vendimin e ekzekutivit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
 
Përfaqësuesja e Posaçme e Bashkimit Evropian dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë përmes një deklarate theksojnë se nuk është koha për antagonizma politik e institucional, por për unitet politik. Edhe ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, kanë kërkuar të sigurohet integriteti dhe funnksionaliteti i qeverisë dhe institucioneve të vendit. Vendet e Quintit i kanë bërë thirrje liderëve institucionalë dhe politik që të përqendrohen në luftën kundër COVID–19, duke respektuar Kushtetutën dhe kompetencat që u janë dhënë përmes saj.