Virusi Korona, rritet në 5 numri i viktimave në Shqipëri
5 viktima dhe 123 të infektuar është bilanci më i fundit i korona virusit në Shqipëri....

5 viktima dhe 123 të infektuar është bilanci më i fundit i korona virusit në Shqipëri. Shqetësuese sipas Ministrisë së Shëndetësisë është zgjerimi i hartës së të infektuarve me Lezhën, Beratin dhe Hasin.
“Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë E Fier” – tha Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini.
Me covid-19 ka rezultuar edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri në këto momente janë shëruar 10 persona, por atyre do t’u duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë. (Luljeta Ndoka, TVM2)
