Ademi: Do të rekonstruohet shkolla në Slivnik

10.10.2014 17:38

Nxënësit e sh. f. fillore periferike “Vasill Gllavinov” të fshatit Slivnik të Komunës së Velesit, më në fund do të kthehen në bankat shkollore.......

Pas një muaji bojkot të procesit edukativo-arsimor nga ana e nxënësve dhe  prindërve të Slivnikut për shkak të kushteve të këqija në objektin aktual, Këshilli i Prindërve ka arritur marrëveshje me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi dhe nxënësit sot kanë filluar  procesin edukativo-arsimor.

Ademi, u ka premtuar banorëve se së shpejti do të hapet tender për rikonstruksionin e shkollës, e cila do të ketë 5 klasa,e jo siç funksiononte deri më tani me 1 klasë të vetme. 

“Ministri Ademi, i njoftoi prindërit se ministria ka përgatitur projektin i cili parasheh mbindërtimin e një pjese të re të shkollës dhe renovimin e tërësishëm të objektit aktual, që do të krijojë kushte të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor për nxënësit shqiptarë të Slivnikut. Ky projekt, sipas ministrit Ademi, do të financohet me mjete të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe se pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme do të fillojë ndërtimi”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Edhe përkundër thirrjeve të shpeshta nga ana e banorëve të Slivnikut që shkolla aktuale të rekonstruohet, 80 nxënësit e shkollës fillore periferike” Vasill Gllavinov” vazhdojnë ta ndjekin procesin edukativo-arsimor në një klasë të vetme. (Sanije Kasami, TVM2)