Vendimi i KE-së, Zaev: Vendim historik, jo më pengesa dhe kushte
24.03.2020 16:31
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev...

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Këshillit të Evropës.
“Vendim historik në këto ditë të vështira për popullin tonë. Nuk ka më asnjë pengesë, as kushte. Komisioni Evropian duhet t’i bëjë përgatitjet, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sa më shpejtë të jetë e mundur. Urime qytetarëve, siç arritëm të kthehemi në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, po ashtu bashkë do ta tejkalojmë edhe epideminë që e ka kapluar botën”, shkruan Zaev.
